Technology

Protesta e opozitës, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës më 17 nëntor përpara Kryeministrisë. I ftuar në News 24, ai tha se në fokus të protestës do jetë kërkesa për largimin e menjëhershëm të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK. “Protesta do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut. Ne kemi zhvilluar një protestë 44 javë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës dhe ajo është anatemuara, na janë numëruar protestuesit, është bërë profilizimi i folësve dhe është ushtruar çdo lloj presioni për ta mbyllur atë protestë,” deklaroi Këlliçi. Sipas tij, opozita tashmë ka një “eksperiencë të vyer” në organizimin e rezistencës qytetare dhe di si ta kanalizojë atë në mënyrë efektive. Ai shtoi se kishte menduar për një përsëritje të protestës përpara Ministrisë së Infrastrukturës, por theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek Balluku. “Duhet kuptuar që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Belinda Ballukun, por me një sistem të tërë. Ajo ka kryer shkelje dhe ka urdhëruar vartësit e saj, këto janë fakte. Balluku është zyrtarisht përgjegjëse e institucionit që ka qenë autoritet kontraktor në këtë rast, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Por, ajo i bën këto për llogari të Edi Ramës,” tha deputeti demokrat.

Protesta e opozitës, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës më 17 nëntor përpara Kryeministrisë.

I ftuar në News 24, ai tha se në fokus të protestës do jetë kërkesa për largimin e menjëhershëm të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK.

“Protesta do të ketë si moto largimin e menjëhershëm të Belinda Ballukut. Ne kemi zhvilluar një protestë 44 javë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës dhe ajo është anatemuara, na janë numëruar protestuesit, është bërë profilizimi i folësve dhe është ushtruar çdo lloj presioni për ta mbyllur atë protestë,” deklaroi Këlliçi.

Sipas tij, opozita tashmë ka një “eksperiencë të vyer” në organizimin e rezistencës qytetare dhe di si ta kanalizojë atë në mënyrë efektive. Ai shtoi se kishte menduar për një përsëritje të protestës përpara Ministrisë së Infrastrukturës, por theksoi se problemi nuk qëndron vetëm tek Balluku.

“Duhet kuptuar që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Belinda Ballukun, por me një sistem të tërë. Ajo ka kryer shkelje dhe ka urdhëruar vartësit e saj, këto janë fakte. Balluku është zyrtarisht përgjegjëse e institucionit që ka qenë autoritet kontraktor në këtë rast, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Por, ajo i bën këto për llogari të Edi Ramës,” tha deputeti demokrat.

Related Articles