Technology

Atentati në Rinas, Boçi: Nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi komentoi atentatin e djeshëm në Rinas ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani. I ftuar në Ora News, deputeti u shpreh se nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar. Boçi: Tani ky element nuk më duket shumë i rëndësishëm sepse është një fakt i cili është provuar edhe më parë. Madje është provuar edhe në nivele më të larta të policisë së shtetit që këto nivele bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar. Madje jam shprehur duke u nisur edhe nga realiteti, ku fuzion ka arritur deri në atë pikë sa sot drejtues të policisë edhe të themi të nivelit të dytë siç ishte rasti i agjentit nuk janë njerëz thjesht që paguhen nga bandat e krimit të organizuar dhe vijojnë punën e tyre në institucion. Kanë hyrë tashmë në aksione, në pjesë të fitimit, në menaxhim të trafiqeve, në menaxhim të pastrimit të parave, në menaxhim të bizneseve të përbashkëta kuptohet me emra të tjerë por që ka rritur këtë shkallë bashkëpunimi dhe sigurisht që mbështetësi kryesor në këtë pikë është politika. Prapa kësaj dysheje gjithmonë qëndron një politikan ose qëndron politika. Duke nisur nga politika e lartë e duke vazhduar nga ajo lokale por që ka një bashkëpunim. Dhe po ta shohim mirë paqja në krimin e organizuar ndodh vetëm në periudha specifike dhe këto periudha janë periudhat e zgjedhjeve.

Atentati në Rinas, Boçi: Nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi komentoi atentatin e djeshëm në Rinas ku mbeti i vrarë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani.

I ftuar në Ora News, deputeti u shpreh se nivele të larta të policisë bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar.

Boçi: Tani ky element nuk më duket shumë i rëndësishëm sepse është një fakt i cili është provuar edhe më parë.

Madje është provuar edhe në nivele më të larta të policisë së shtetit që këto nivele bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar.

Madje jam shprehur duke u nisur edhe nga realiteti, ku fuzion ka arritur deri në atë pikë sa sot drejtues të policisë edhe të themi të nivelit të dytë siç ishte rasti i agjentit nuk janë njerëz thjesht që paguhen nga bandat e krimit të organizuar dhe vijojnë punën e tyre në institucion.

Kanë hyrë tashmë në aksione, në pjesë të fitimit, në menaxhim të trafiqeve, në menaxhim të pastrimit të parave, në menaxhim të bizneseve të përbashkëta kuptohet me emra të tjerë por që ka rritur këtë shkallë bashkëpunimi dhe sigurisht që mbështetësi kryesor në këtë pikë është politika.

Prapa kësaj dysheje gjithmonë qëndron një politikan ose qëndron politika.

Duke nisur nga politika e lartë e duke vazhduar nga ajo lokale por që ka një bashkëpunim.

Dhe po ta shohim mirë paqja në krimin e organizuar ndodh vetëm në periudha specifike dhe këto periudha janë periudhat e zgjedhjeve.

Related Articles