Articles by xhir jeta

5 articles found

Duel binjakësh kuqezinj në Itali/ Mbiemri Shpendi “pushton” Serinë B, vëllezërit flasin me gola
Technology

Duel binjakësh kuqezinj në Itali/ Mbiemri Shpendi “pushton” Serinë B, vëllezërit flasin me gola

Kanë pasur shumë probleme, por duket se po i kalojnë. Dyshja e binjakëve shqiptarë prej vitesh ka shkëlqyer në Itali, dhe tani mbiemri “Shpendi” ka nisur të dëgjohet fort sërish. Kristian dhe Stiven Shpendi, të dy nga 22 vjeç, kanë shënuar nga 4 gola këtë sezon në Serinë B, ndërsa luajnë për skuadra të ndryshme. Kristiani vazhdon tek Çezena, aty ku ka qenë më parë edhe vëllai tjetër, ndërsa Stiveni është prej kohësh pjesë e Empolit, me të cilin provoi edhe Serinë A, por pa sukses. I fundit që realizoi ishte pikërisht binjaku I Çezenës, I cili u thirr në kombëtare nga trajneri Silvinjo për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës kundër Serbisë. Kristian Shpendi dërgoi topin në rrjetë falë një penalltie në ndeshjen që Çezena e fitoi 2-1 në fushën e vet ndaj Karrarezes. Ishte minuta e 35-të, më pas realizoi Berti, ndërsa nuk mjaftoi goli mik shënuar nga Finoto. Skuadra nga Emilia Romanja ka pretendime për t’u ngjitur në Serinë A duke u ndodhur në vendin e tretë të renditjes me 20 pikë, një më pak se Modena që kryeson. Empoli I Stiven Shpendit, ndërkaq, është në pozita më të vështira, vetëm I 12-ti në Serinë B me 20 ekipe./abcnews.al

Shqiptarët luftojnë, Napoli fiton/ Ramadani e Medon Berisha, sërish titullarë tek Lecce në Itali
Technology

Shqiptarët luftojnë, Napoli fiton/ Ramadani e Medon Berisha, sërish titullarë tek Lecce në Itali

E rëndësishme ishte që besimi për ta vazhdon i palëkundur. Dy mesfushorë të kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, ishin përsëri titullarë për Leçen, ndonëse përballja në stadiumin “Via del Mare” përballë Napolit përfundoi me disfatë. Berisha pati mundësitë e veta për të provuar portën, ndonëse nuk ia doli, dhe u zëvendësua në 77’. Futbollisti tjetër kuqezi qendroi në fushë deri në fund dhe ishte ndër më të dalluarit. Media “Goal.com” I dha Berishës notën 5.5, që nuk cilësohet pozitive, ndërsa Ramadani u vlerësua më mirë me notën 6. Edhe “Skaj Sport” ka opinion shumë të mirë për Ramadanin madje i jep një 6.5, ndër më të mirët në fushë, ndërsa Medoni përsëri “ngeli” në klasë, me notën 5.5. Për “sofaskorin”, që pak ditë më parë e vlerësoi Berishën si lojtar të formacionit të javës në Serinë A, Ramadani ishte I dyti më I miri për Leçen me notën 7.1, ndërsa mesfushori 22-vjeçar u vlerësua pak më poshtë, me 6.9, ndonëse 6 lojtarë puljezë ishin më dobët se ai. Skuadra e dy shqiptarëve pati mundësi ta fitonte sfidën e kampionatit italian, por shpërdoroi mundësinë më të mirë që pati, kur Kamarda humbi penalltinë. Kampionët reaguan pas pushimit dhe ia dolën në një ndeshje taktike falë lojtarit të tyre më të mirë të momentit, Angisës, që shënoi në 68’. Napoli u ngjit në krye të Serisë A me 21 pikë pas 9 javësh, ndërsa Leçe është pranë fundit me vetëm 6 pikë. Medon Berisha u bë pjesë e formacionit të javës nga “sofaskor”, duke I dhënë notën 8 në ndeshjen e humbur në fushën e Udinezes me shifrat 3-2./abcnews.al

Stadiumi që “çmendi” Botën/ I vendosur mbi një rrokaqiell, por është vetëm një video me “AI”
Technology

Stadiumi që “çmendi” Botën/ I vendosur mbi një rrokaqiell, por është vetëm një video me “AI”

Arabia Saudite është përpjekur prej vitesh të vendoset si epiqendra e re globale e sportit. Pasi Çmendi merkaton e futbollit duke transferuar disa prej yjeve të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, priti ngjarje të mëdha sportive, siç është Superkupa e Spanjës dhe siguroi finalet e “Botërorit 2034”, vendi ka zënë përsëri titujt kryesorë me një projekt që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor. Bëhet fjalë për stadiumin “Neom”, që supozohej të ndërtohej në një lartësi prej 350 metrash dhe i integruar në qytetin futurist të “The Line”. Video dhe imazhet e një impianti të vendosur në një rrokaqiell, me një kapacitet për 46,000 spektatorë bënë xhiron e botës dhe lanë pa fjalë tifozët. E megjithatë, projekti ishte i rremë. Mashtrimi e ka origjinën nga një video e shkurtër e postuar nga përdoruesi ‘Artology’, i cili përdori mjete të inteligjencës artificiale për të krijuar imazhe hiperrealiste të stadiumit të supozuar. Pak më vonë, vetë autori pranoi në komente se ishte një krijim artistik i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, jo një dizajn zyrtar. Imazhi nuk kishte lidhje me planet aktuale të megaprojektit saudit që quhet “The Line”, një projekt gjigant zhvillimi urban i udhëhequr nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman brenda strategjisë kombëtare ‘Vizioni 2030’. Bëhet fjalë për një qytet të konceptuar si një linjë 170 kilometra e gjatë dhe vetëm 200 metra e gjerë, do të rrethohej nga dy mure qelqi 500 metra të lartë. Brenda kësaj strukture do të shpërndaheshin banesa, zyra, zona argëtimi dhe dyqane, të gjitha të lidhura nga një tren me shpejtësi të lartë që do të përshkonte qytetin në vetëm 20 minuta. E nëse ky megaprojekt është në hapat e parë, në Arabinë Saudite kanë ecur me hapa gjigandë në ndërtimin e stadiumeve të rinj që do të presin finalet e “Botërorit “2034”. Sigurisht asnjë prej tyre nuk do të jetë i vendosur në majë të një qiellgërvishtësi, por gjithsesi mbeten vepra magjepëse për arkitekturën sportive./abcnews.al

Ditën kriminel, në mbrëmje arbitër/ Arrestohet në Beograd, arbitri i Euroleague, Uros Nikoliç
Technology

Ditën kriminel, në mbrëmje arbitër/ Arrestohet në Beograd, arbitri i Euroleague, Uros Nikoliç

Një nga arbitrat më të vlerësuar në fushë, por jashtë saj, pjesë e krimit të organizuar. Kjo është historia e Uros Nikoliç, një nga arbitrat më të njohur në kampionatin ser btë basketbollit dhe Euroleague, i cili është vënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të policisë në Beograd dhe Europol. Sipas televizionit public në Serbi, Nikoliç ishte I lidhur me një prej klaneve më të famshëm kriminalë në vend. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij Beograd, policia sekuestroi 250 mijë euro, disa lingota ari, bizhuteri dhe sende me të tjera me vlerë. Arbitër I Euroleague që nga viti 2019, Nikoliç kishte ngjitur shkallët e hierarkisë së “bilibilave” në kampionatin më të rëndësishëm të basketbollit europian, duke drejtuar disa prej ndeshjeve më të mëdha të viteve të fundit. Po ashtu, në kampionatin local, ai konsiderohej si arbitri më i mirë. Gjithsesi, në të shkuarën, Nikoliç kishte dhënë disa shenja për jetën e tij të dyfishtë. Në sezonin e shkuar të Euroleague ai u akuzua për gabime të rënda gjatë sfidës mes Olimpia Milano dhe Olympiacos, ndërsa në vitin 2021 u akuzua nga Crvena Zvezda se kishte shkatërruar dhomën e zhveshjes së arbitrave pas një ndeshje të kampionatit serb./abcnews.al

Mafia “luante” basketboll/ Mediat amerikane zbulojnë detaje nga skandali i basteve në NBA
Technology

Mafia “luante” basketboll/ Mediat amerikane zbulojnë detaje nga skandali i basteve në NBA

Në një kohë që NBA përpiqet të amortizojë tronditjen nga skandali I basteve, mediat amerikane zbulojnë të tjera detaje që tregojnë se sa thellë kishte hyrë krimi I organizuar në atë që FBI e cilësoi si një “sistem të mirë organizuar”. “Neë York Times” zbulon se janë 34 personat e ndaluar. Përveç basketbollistit të Miami Heat, Terry Rozier dhe trajnerit të Portland, Chauncey Billups, në pranga është vënë edhe ish basketbollisti tjetër i njohur Damon Jones. Ish lojtari i Miëaukee Buck akuzohet se jepte informacione për bastvënësit, në disa raste sipas përgjimeve edhe për formën e LeBron James, një mik i ngushtë i tij. Por më tronditëse janë përgjimet për Terry Rozier. Në kohën kur luante me Charlotte, ai udhëzonte miqtë e tij të vendosnin baste mbi paraqitjen personale gjatë ndeshjeve. Sipas hetuesëve, një mik I basketbollistit kishte vendosur deri në 100 mijë dollarë, që ndeshja e Rozier do të ishte “under” pra nën mestararen e tij të pikëve, topave në tabelë dhe asisteve. Në atë sfidë, basketbollisti la parketin pas vetëm 10 minutash lojë, duke u anktuar për një dëmtim. Sipas FBI, të gjithë rrjetin e basteve të paligjshëm, përfshirë edhe kazinotë “on line” që arrestuan trajnerin e Portland, Chauncey Billups drejtoheshin nga “mafia italiane”. Si basketbollisti, ashtu edhe trajneri dolën përpara gjykatës, ndërsa u lanë të lirë me kusht deri në fund të gjykimit./abcnews.al