HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Administrator i Bazës së të Dhënave (DBA) SQL

Posted: 46 minutes ago

Job Description

POSTI: Administrator i Bazës së të Dhënave (DBA) SQL1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:Administratori i Bazës së të Dhënave (DBA) është përgjegjës për dizenjimin e strukturës së të dhënave, implementimin e standardeve të arkitekturës së bazës së të dhënave, mirëmbajtjen, sigurinë dhe performancën e sistemeve që mbështesin aplikacionet dhe shërbimet e zhvilluara nga kompania.Ky rol siguron që bazat e të dhënave të jenë të optimizuara, të sigurta dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës, duke garantuar disponueshmëri të lartë, integritet të të dhënave dhe performancë optimale në të gjitha mjediset (zhvillim, testim, prodhim).DBA bashkëpunon ngushtë me ekipet e Zhvillimit, DevOps dhe stafin teknik për menaxhimin efektiv të të dhënave dhe është një funksion thelbësor në arkitekturën teknike të kompanisë, që kontribuon në ndërtimin e zgjidhjeve të sigurta, të shkallëzueshme dhe të besueshme për klientët.2. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE• Dizajnimi dhe planifikimi i strukturës së bazës së të dhënave, përfshirë skemat (schemat), relacionet (relationships), indekset (indexes) dhe politikat e ruajtjes së të dhënave (data retention policies), në përputhje me kërkesat e aplikacioneve dhe standardet arkitekturore.• Instalimi, konfigurimi dhe implementimi i mjediseve të bazës së të dhënave SQL Server duke siguruar funksionalitet të plotë në mjediset e zhvillimit, testimit dhe production-it.• Zbatimi dhe mirëmbajtja e politikave të sigurisë dhe kontrollit të aksesit, duke përcaktuar rolet, lejet dhe privilegjet për përdoruesit dhe aplikacionet.• Kujdesi për përputhshmërinë me standardet e industrisë, kërkesat ligjore dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave (p.sh. GDPR, ISO 27001).• Kryerja e kopjeve rezervë (backup) dhe testimi i procedurave të rikuperimit (restore) për të garantuar ruajtjen dhe disponueshmërinë e të dhënave në rast incidenti/emergjence.• Monitorimi dhe analiza e performancës së bazës së të dhënave, identifikimi i bottlenecks dhe aplikimi i përmirësimeve për optimizim të queries, indekseve dhe strukturës së të dhënave.• Zhvillimi i skripteve dhe proceseve të automatizimit për mirëmbajtje, monitorim dhe gjenerim të njoftimeve të performancës.• Auditimi dhe gjurmueshmëria e aktiviteteve në bazën e të dhënave për të siguruar transparencë dhe integritet të plotë të sistemit.• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit teknik të plotë, duke përfshirë konfigurimet, procedurat operative, politikat e sigurisë dhe praktikat më të mira.• Bashkëpunimi i ngushtë me ekipet e zhvillimit dhe DevOps, për të optimizuar query-t, procedurat e ruajtura dhe për të mbështetur integrimin e databazës në proceset CI/CD.• Kryerja e planifikimit të kapaciteteve dhe parashikimi i nevojave të ardhshme për ruajtje dhe performance.• Gjenerimi i raporteve periodike mbi gjendjen, performancën, përdorimin dhe kapacitetet e bazave të të dhënave, si dhe rekomandimi i masave për përmirësim të vazhdueshëm.3. KËRKESAT DHE KUALIFIKIM• Diplomë universitare në një nga fushat: shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike, informatike – ekonomike 1ose fusha të ngjashme.• Të ketë eksperiencë pune si Administrator i Bazës së të Dhënave ose rol i ngjashëm (minimumi 3–5 vite), me njohuri të forta mbi parimet e dizenjimit të bazave të të dhënave (normalizim, relacionet dhe modelimi i të dhënave).• Përvojë praktike me SQL Server, T-SQL PL/SQL, SQL scripting, dhe administrimin e MySQL.• Përvojë në zbatimin e standardeve të bazave të të dhënave, optimizimin e query-ve dhe mirëmbajtjen e performancës.• Përvojë me monitorimin dhe analizën e performancës së bazës së të dhënave, duke përdorur mjete si SQL Server Profiler, DMVs dhe Execution Plans për identifikimin dhe zgjidhjen e bottlenecks të performancës.• Përvojë me mekanizmat eme backup/recovery, mirroring, replication dhe high availability.• Njohuri të avancuara mbi sigurinë e të dhënave, menaxhimin e roleve dhe privilegjeve, si dhe auditimin e aktiviteteve.• Përvojë me proceset ETL/SSIS, migrimin e të dhënave dhe përdorimin e sistemeve të kontrollit të versioneve (Git, Azure DevOps).• Njohuritë dhe përvojrvojë të demostruar mbi zgjidhjet e bazave të të dhënave në Cloud (Azure, AWS, Oracle Cloud) përbëjnë avantazh.Aftësi të tjera:• Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve komplekse teknike.• Vëmendje e lartë ndaj detajeve.• Aftësi për të dokumentuar dhe komunikuar gjetjet teknike në mënyrë të kuptueshme për palët jo-teknike.• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me ekipe ndërfunksionale.• Fleksibilitet ndaj prioriteteve dhe aftësi për të menaxhuar ngarkesë të lartë pune.• Qasje proaktive ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të performancës, sigurisë dhe proceseve të bazës së të dhënave.4. ÇFARE OFROJME NE: • Paga në varësi të eksperiencës dhe tregut.• Mjedis profesional dhe i orientuar drejt inovacionit, me fokus tek zhvillimi i vazhdueshëm• Akses në teknologjitë më të fundit• Mundësi për certifikime dhe trajnime• Vlerësime të rregullta të performancës dhe rishikime page• Sigurim shëndetësor privat.Nëse jeni një person që ju apasionon teknologjia dhe dëshironi të kontribuoni në zhvillimin e biznesit, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e suksesit të ekipit tonë.Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën:📧 humanresources@infosoftgroup.com.al🔐 Të dhënat personale të dërguara përmes aplikimit tënd do të mbrohen dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.etëm për qëllime rekrutimi, në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In