AgiKons

Asistent/e Marketingu

Posted: 1 hours ago

Job Description

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Asistente Marketingu profili Turizëm (orientuar drejt rrjeteve sociale).Detyrat;• Mbështetja në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të marketingut në përputhje me objektivat e produkteve të kompanisë.• Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së mediave sociale, duke përfshirë postime, fotografi dhe video për të rritur prezencën tonë në rrjete sociale.• Përgatitja dhe koordinimi i materialeve të marketingut, përfshirë broshura, katalogë, fletëpalosje dhe materiale promovuese të tjera.• Monitorimi i performancës së fushatave të marketingut dhe raportimi i rezultateve për ekipin drejtues.• Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të krijuar materiale të cilat përmbajnë mesazhin dhe identitetin e markës.• Mbështetja e organizimit dhe menaxhimit të aktiviteteve promovuese dhe eventeve të ndryshme.• Ndjekja e tendencave të industrisë së mediave sociale dhe përdorimi i tyre për të përmirësuar strategjitë tona.• Ndjekja dhe përditësimi i materialeve të nevojshme në WEBs të kompanisë, me asistimin e menaxherit të marketingut.Kualifikimet;• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e marketingut, komunikimit, ose fusha të ngjashme.• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur shqip & anglisht.• Përgjegjshmëri dhe aftësi organizative të mira.• Aftësi për të punuar efektivisht në një ekip dhe për të menaxhuar shumë detyra në një kohë.• Njohuri bazë e platformave të mediave sociale dhe mjeteve të analizës së tyre (p.sh. rrjetet sociale si Meta Business, TikTok, LinkedIn, Youtube).• Njohuri bazë e platformave të programeve design si Canva për publikimet në mediat sociale.• Përvojë pune në fushën e marketingut, min një vit, është një avantazh.Shënime;Nëse jeni një individ energjik, kreativ dhe me pasion për marketingun, jeni i ftuar të aplikoni për këtë pozicion.Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dnë adresën tonë të emailit hr@agikons.com për të qenë në shqyrtim për këtë mundësi të shkëlqyeshme punësimi.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In