Progeen Construction

Drejtor për Marketingun dhe Politikat e  Zhvillimit të kompanisë

Posted: Oct 30, 2025

Job Description

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.Pozicioni: Drejtor për Marketingun dhe Politikat e Zhvillimit të kompanisëVendndodhja: TiranëPërmbledhja e pozicionit: Progeen sh.p.k. është në kërkim të një Drejtori për Marketing dhe Politikat e Zhvillimit të kompanisë,të talentuar dhe me përvojë për të udhëhequr strategjitë e komunikimit dhe promovimit të projekteve tona.Ky rol është thelbësor për rritjen e prezencës së markës, gjenerimin e klientëve të rinj dhe mbështetjen e objektivave të biznesit.Detyrat Dhe PërgjegjësitëHartimi dhe zbatimi i planit strategjik të marketingut për projektet ndërtimore dhe shërbimet e kompanisë në fushën e ndërtimit; Menaxhimi i fushatave promocionale në media të ndryshme: online, outdoor, evente, panaire etj./ krijimi dhe menaxhimi i imazhit të brand-it; Krijimi dhe përmirësimi i materialeve promocionale: broshura, prezantime, video, përmbajtje për rrjetet sociale; Koordinimi me ekipin e shitjeve për të siguruar përputhje mes objektivave të marketingut dhe shitjeve; Menaxhim Marketingu: Analiza e tregut dhe konkurrencës, identifikimi i trendeve dhe mundësive të reja; Menaxhimi i marrëdhënieve me agjenci të jashtme: PR, dizajn grafik, media dhe reklamim; Monitorimi dhe raportimi i performancës së fushatave, duke përdorur KPI dhe mjete analitike. Kualifikimet Dhe AftësitëDiplomë universitare në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme; Eksperiencë 3–5 vite përvojë në marketing ose menaxhim; Përparësi eksperienca në konceptimin e faqeve web; Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe menaxhim projektesh; Njohuri të avancuara në kanalet e marketingut digjital dhe mjetet analitike (Google Analytics, Meta Ads, SEO, etj.); Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të udhëhequr një ekip; Kreativitet, mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve. Mënyra e AplikimitTë interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com, duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit, brenda datës 30.11.2025.Preferohet edhe Letër Motivimi. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In