Job Description

Po rekrutojmë – Key Account ManagerDEKRA Arbeit Albania, në emër të një prej klientëve të saj ndërkombëtar – lider në industrinë e teknologjisë dhe pajisjeve elektronike, është në kërkim të një Key Account Manager me eksperiencë dhe aftësi të forta strategjike, për të menaxhuar marrëdhëniet me klientët kryesorë dhe për të mbështetur rritjen e volumit të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë.Ky rol do të mbulojë tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për një profesionist ambicioz në fushën e Consumer Electronics ose FMCG, i cili dëshiron të zhvillojë karrierën në një kompani ndërkombëtare.Përgjegjësitë kryesoreAnalizon profilin dhe potencialin e çdo klienti kryesor;Analizon performancën e shitjeve në bazë të KPI-ve të përcaktuara dhe propozon masa për përmirësim;Harton plane strategjike dhe përshtat kushtet tregtare sipas nevojës;Bën parashikime të sakta mujore dhe vjetore për të siguruar disponueshmëri optimale të produkteve;Planifikon aktivitetet promovuese dhe fushatat tregtare;Synon rritjen e shitjeve dhe arritjen e objektivave të vendosura për produktet.Merr pjesë aktive në procesin e buxhetimit vjetor;Negocion kontratat vjetore me klientët me qëllim optimizimin e vlerës afatgjatë;Vendos objektiva për secilën pikë shitjeje dhe ndjek arritjen e tyre;Jep feedback mbi kushtet e tregut dhe aktivitetet e konkurrencës;Koordinon aktivitetet e marketingut dhe promovimit në nivel rajonal;Trajnon klientët dhe stafin mbi produktet dhe performancën e tyre;Siguron prezencë të dukshme të produkteve në pikat e shitjes dhe kujdeset për paraqitjen e duhur të tyre;Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga drejtuesi i drejtpërdrejtë.Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuaraDiplomë universitare (preferohet në ekonomi, marketing ose fusha të ngjashme);Minimumi 5 vite eksperiencë pune në shitje ose menaxhim klientësh në industri të ngjashme (Consumer Electronics ose FMCG);Njohje shumë të mira të tregut lokal dhe prirje të forta për zhvillimin e biznesit;Njohuri të mira mbi produktet dhe trendet teknologjike;Leje drejtimi – kategoria B;Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (niveli Upper-Intermediate);Përdorues i avancuar i MS Office (Word, Excel, PowerPoint);Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhimi kohe;Orientim i lartë ndaj klientit dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi;Mendim analitik dhe strategjik, me qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve;Frymë bashkëpunuese dhe dëshirë për përmirësim të vazhdueshëm.📩 Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në: info.al@dekra.comVetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In