Technology

Dokumentari në CNA, pjesa e tretë/ Kontrolli i masave dhe propaganda

CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe studiuesi i njohur i historisë dhe gjeopolitikës, Stephen Kotkin, për të transmetuar leksionet e tij akademike. Kjo përbën një ndër rastet e para në Shqipëri ku një media transmeton një ligjëratë universitare të këtij niveli. Sonte në CNA Tv po transmetohet dhe pjesa e tretë e dokumentarit me titull “Kontrolli i masave dhe propaganda”. Leksioni i Stephen Kotkin Nuk është një sfidë e vogël, por nuk mjafton të demobilizosh kundërshtarët e mundshëm, duhet ta rrisësh koston e opozitës sa më lart të jetë e mundur, gjoba, dënime me burg, humbje pune, fëmijët të përjashtohen nga shkolla, pa viza për të shkuar jashtë, apo jo? T’i i rrit standardet, kostot kundër opozitës, kundër mobilizimit politik. Kjo njihet si demobilizimi i opozitës, kjo është vërtet e rëndësishme, por kjo nuk mjafton, sepse ndonjëherë kostot janë vërtet të larta dhe njerëzit i paguajnë gjithsesi dhe pastaj çfarë bën ti? Përgjigja është pika numër tre, duhet të jesh i aftë të mobilizosh njerëz në rrugë, apo jo? Ke nevojë për turmën tënde ose turmën e mobilizuar gati për të hyrë në veprim si mobilizim pro-regjimit. Kjo është një pikë që nuk kuptohet mirë, në Iran në verën e 2009-ës, kishte 3 milionë njerëz në rrugët e Teheranit, 3 milionë, ky është një numër goxha i madh, të mobilizuar nga opozita, 3 milionë që kërkonin ndryshim. Ai regjim nuk u dorëzua, është ende aty, tre vjet më vonë, kishte gjithfarë fjalësh dhe parashikimesh se ai regjim ishte në vështirësi, por ai regjim është i aftë të mobilizojë qindra mijëra mbështetës të vet, të ashtuquajturit “Basij”, të ashtuquajturat garda revolucionare, grupe të ndryshme milicie, disa prej të cilëve janë aty sepse paguhen dhe shumica e të cilëve janë aty sepse ata kanë një sistem besimi dhe paguhen, është gjithmonë mirë kur këto gjëra përputhen. Kështu që duhet të jesh i aftë të mobilizohesh turma serioze. Kushdo që nuk ka mobilizim pro-regjimit nuk është më në lojë në autoritarizëm, sepse mendon se banditët e tu janë gati për të vepruar, mendon se i ke paguar të gjithë dhe i ke fryrë, ata janë ushqyer si gjelat e detit për festa dhe nuk do të ketë asnjë problem dhe askush nuk do të dalë në rrugë sepse do t’ua përjashtosh fëmijët nga shkolla ose do t’ua presësh vizat dhe ata nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në Londër për semestrin e ardhshëm ose çfarëdo tjetër që të jetë dhe pastaj për çudi, rrugët mbushen plot me, njerëz krejt papritur. Kështu që duhet të jesh i aftë t’i nxjerrësh njerëzit e tu në rrugë në të ashtuquajturat kundër-demonstrata, mobilizim pro regjimit. Në rregull, së katërti, karakteristika e katërt e regjimeve autoritare, do ta shihni ku po shkon kjo nëse keni durim me mua, nuk jam aq larg fundit. Duhet të jesh i aftë të manipulosh ose akoma më mirë të kontrollosh mundësitë në jetë. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme, të manipulosh ose kontrollosh mundësitë në jetë, apo jo? Këtu në Shtetet e Bashkuara, ne kemi në thelb tre rrugë: kolegji ose universiteti, ju jeni në atë rrugë, apo jo? Kolegji ose universiteti, kjo është rruga në të cilën jeni. Ushtria, kjo është rruga tjetër. Ndonjëherë rrugët një dhe dy mbivendosen, por shpesh jo, por ushtria është një vend ku njerëzit shkojnë, gjejnë një punë dhe marrin aftësi. Dhe rruga e tretë që kemi në shoqërinë tonë është burgu, këto janë tre rrugët bazë të shoqërisë në Shtetet e Bashkuara, kolegji, universiteti, ushtria dhe burgu. Po e thjeshtoj pak, por nëse i sheh shifrat, kjo i përfshin pothuajse të gjithë. Kështu që nëse mund të manipulosh hyrjen ose mos-hyrjen në njërën prej këtyre rrugëve të jetës, për shembull, nëse mund të kontrollosh hyrjen në universitet, ke një levë të madhe pushteti mbi sistemin tënd shoqëror. Nëse mund të japësh ose akoma më mirë të mohosh hyrjen në universitet, kjo është një gjë vërtet e madhe. Nëse mund të japësh ose mohosh hyrjen në njësitë elitare të ushtrisë, kjo është një gjë vërtet e madhe. Nëse mund të japësh dhe mohosh udhëtimet jashtë vendit sepse ke një regjim vizash dalëse, apo jo? Manipulimi ose kontrollimi i mundësive në jetë është një mjet i jashtëzakonshëm për një regjim autoritar. Ata që nuk janë në gjendje, qoftë edhe në një mënyrë të vogël të manipulojnë mundësitë në jetë, e gjejnë veten duke humbur kontrollin mbi situatën dhe shuhen. Tani regjimet janë, shoqëritë janë komplekse, por nga lart, nga pikëpamja e një regjimi autoritar, nëse po lexoni bashkë me mua manualin se si të jesh një regjim autoritar, i cili është ai që po ju paraqes sot, në fakt nuk duket aq kompleks, ke një numër të caktuar universitetesh dhe një numër të caktuar vendesh në universitet dhe ka një president ose një rektor të atij universiteti dhe mund ta thërrasësh atë person në zyrën tënde dhe t’i shpjegosh procedurat për t’u futur në atë universitet. Punonjësit u nënshtrohen urdhrave të shtetit dhe kështu që nëse ke një kompani të mirë shtetërore, ndoshta është një kompani nafte, ndoshta është një kompani kimike, ndoshta është thjesht një kompani makinash, do të ketë nevojë për shumë drejtues atje, pra mund t’u japësh njerëzve poste drejtuese ose mund të mos u japësh asnjë post drejtues, kështu që sa më e shtetëzuar të jetë ekonomia jote, aq më shumë kontroll potencialisht mund të kesh mbi mundësitë e jetës. Në rregull, kjo ishte pika numër katër. Nëse gjërat janë të pakta, dhe nëse janë shtetërore, ke pushtet. Mund t’i bësh të gjitha. Mund të jetë racionimi i qumështit. Mund të shkojë deri në nivelin e produkteve bazë në dietë që mund t’i kontrollosh nëse ke mekanizma kontrolli deri te udhëheqësit e komunitetit të mirë-organizuar e të mobilizuar. Gjithsesi, shpërblimi i besnikërisë dhe ndëshkimi i pabesisë, strehimi, madje edhe qumështi, siç thashë. Në rregull. Së pesti, duhet të kesh ndikim, akoma më mirë kontroll mbi mediat kryesore, duhet t’i zotërosh ose menaxhosh stacionet televizive, kjo është thjesht një domosdoshmëri absolute, interneti tani është gjithashtu një domosdoshmëri, më parë ishte diçka e dëshirueshme, por tani për një regjim autoritar, është një domosdoshmëri absolute. Tani është mirë nëse mund të mbledhësh vullnetarisht ushtri njerëzish për të zbatuar censurën dhe kontrollin mbi internet mbi baza nacionaliste, por kjo është punë e vështirë. Është si punë 24/7. Duhet ta përhapësh historinë tënde dhe duhet të bllokosh historitë e tjera, apo jo? Sepse censura është si mohimi i formave të caktuara të informacionit dhe mendimit, ashtu edhe promovimi i formave të caktuara të informacionit, apo jo? Censura ka një dimension proaktiv, jo i thjesht. Nëse nuk ke kontroll mbi sferën publike, je duke luajtur me zjarrin. Nuk është e thënë të kesh kontroll 100%. Mund të ketë gjithfarë xhepash me gjëra që ndodhin dhe që nuk i kontrollon. Revista të vogla tregu, stacione të vogla televizive që nuk i sheh kush, apo jo? Gazeta që nuk i lexon askush, që nuk ke nevojë t’i kontrollosh, mund t’i kursesh burimet nëse ke burime të kufizuara në kontrollin mbi sferën publike. Meqë ra fjala, pas këtij leksioni, do të merrni një certifikatë dhe do të shkoni ta provoni në një nga regjimet tuaja autoritare. Do të shkoni ta provoni në jetën reale, kjo është pjesë e faktit që hytë në Dartmuth. Unë e bëj vetë këtë në Princeton, jam zëvendësdekani i shkollës së politikave. Në rregull, së gjashti, ke nevojë të kesh një narrativë, ke nevojë të kesh një histori rreth asaj se kush je, dhe ajo duhet të ketë njëfarë mbështetjeje në shoqëri, ke nevojë të kesh një pus, dhe ai pus duhet të jetë një vend ku mund të shkosh padyshim kur bie në vështirësi dhe të ulësh kovën dhe të nxjerrësh prej andej ndonjë histori të madhe. Historia e subversionit të huaj, kjo është një histori e madhe, apo jo, dikush nga jashtë që po përpiqet të të sulmojë, subversioni i huaj është i jashtëzakonshëm, veçanërisht nëse lidhet me njerëz me pamje të çuditshme brenda vendit tënd, si minoritetet etnike ose fetare, apo jo? Kjo është një gjë e madhe për ta pasur në pus, mund ta nxjerrësh atë sa herë të duash. Kërcënim i jashtëm i besueshëm, FMN-ja, ky është i madh, funksionon për pothuajse çdo regjim, FMN-ja, shihni çfarë po përpiqen të na bëjnë, po përpiqen të na heqin sovranitetin, po përpiqen të na bëjnë të bëjmë gjëra për përfitimin e tyre, SHBA-ja, kushdo me të cilin ke qenë në luftë në shekullin e 12-të ose të 11-të. E gjitha është poshtë në atë pus, do ta futësh kovën dhe do ta ngresh lart. OJQ-të që marrin grante të huaja, OJQ-të, çfarë është kjo? A beson kush se ato janë vërtet joqeveritare, se nuk marrin urdhra nga qeveritë që u japin atyre grante që i financojnë dhe që pastaj vijnë në vendin tonë dhe përpiqen të përmbysin vlerat tona dhe të përpiqen t’i bëjnë të rinjtë tanë të punojnë për ta. Liberalët naivë, edhe kjo është e madhe, edhe kjo është gjithmonë në kovë, ata janë gjithmonë një forcë subversive, mendojnë se po bëjnë mirë, por paguhen nga të huajt dhe po e përmbysin vendin tonë. Liberalët naivë janë të mëdhenj. Gjithsesi, e kuptuat idenë, apo jo?/ CNA

Dokumentari në CNA, pjesa e tretë/ Kontrolli i masave dhe propaganda

CNA TV ka marrë të drejtat ekskluzive nga profesori dhe studiuesi i njohur i historisë dhe gjeopolitikës, Stephen Kotkin, për të transmetuar leksionet e tij akademike. Kjo përbën një ndër rastet e para në Shqipëri ku një media transmeton një ligjëratë universitare të këtij niveli.

Sonte në CNA Tv po transmetohet dhe pjesa e tretë e dokumentarit me titull “Kontrolli i masave dhe propaganda”.

Leksioni i Stephen Kotkin

Nuk është një sfidë e vogël, por nuk mjafton të demobilizosh kundërshtarët e mundshëm, duhet ta rrisësh koston e opozitës sa më lart të jetë e mundur, gjoba, dënime me burg, humbje pune, fëmijët të përjashtohen nga shkolla, pa viza për të shkuar jashtë, apo jo? T’i i rrit standardet, kostot kundër opozitës, kundër mobilizimit politik. Kjo njihet si demobilizimi i opozitës, kjo është vërtet e rëndësishme, por kjo nuk mjafton, sepse ndonjëherë kostot janë vërtet të larta dhe njerëzit i paguajnë gjithsesi dhe pastaj çfarë bën ti?

Përgjigja është pika numër tre, duhet të jesh i aftë të mobilizosh njerëz në rrugë, apo jo? Ke nevojë për turmën tënde ose turmën e mobilizuar gati për të hyrë në veprim si mobilizim pro-regjimit. Kjo është një pikë që nuk kuptohet mirë, në Iran në verën e 2009-ës, kishte 3 milionë njerëz në rrugët e Teheranit, 3 milionë, ky është një numër goxha i madh, të mobilizuar nga opozita, 3 milionë që kërkonin ndryshim. Ai regjim nuk u dorëzua, është ende aty, tre vjet më vonë, kishte gjithfarë fjalësh dhe parashikimesh se ai regjim ishte në vështirësi, por ai regjim është i aftë të mobilizojë qindra mijëra mbështetës të vet, të ashtuquajturit “Basij”, të ashtuquajturat garda revolucionare, grupe të ndryshme milicie, disa prej të cilëve janë aty sepse paguhen dhe shumica e të cilëve janë aty sepse ata kanë një sistem besimi dhe paguhen, është gjithmonë mirë kur këto gjëra përputhen.

Kështu që duhet të jesh i aftë të mobilizohesh turma serioze. Kushdo që nuk ka mobilizim pro-regjimit nuk është më në lojë në autoritarizëm, sepse mendon se banditët e tu janë gati për të vepruar, mendon se i ke paguar të gjithë dhe i ke fryrë, ata janë ushqyer si gjelat e detit për festa dhe nuk do të ketë asnjë problem dhe askush nuk do të dalë në rrugë sepse do t’ua përjashtosh fëmijët nga shkolla ose do t’ua presësh vizat dhe ata nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në Londër për semestrin e ardhshëm ose çfarëdo tjetër që të jetë dhe pastaj për çudi, rrugët mbushen plot me, njerëz krejt papritur. Kështu që duhet të jesh i aftë t’i nxjerrësh njerëzit e tu në rrugë në të ashtuquajturat kundër-demonstrata, mobilizim pro regjimit.

Në rregull, së katërti, karakteristika e katërt e regjimeve autoritare, do ta shihni ku po shkon kjo nëse keni durim me mua, nuk jam aq larg fundit. Duhet të jesh i aftë të manipulosh ose akoma më mirë të kontrollosh mundësitë në jetë. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme, të manipulosh ose kontrollosh mundësitë në jetë, apo jo? Këtu në Shtetet e Bashkuara, ne kemi në thelb tre rrugë: kolegji ose universiteti, ju jeni në atë rrugë, apo jo? Kolegji ose universiteti, kjo është rruga në të cilën jeni. Ushtria, kjo është rruga tjetër. Ndonjëherë rrugët një dhe dy mbivendosen, por shpesh jo, por ushtria është një vend ku njerëzit shkojnë, gjejnë një punë dhe marrin aftësi. Dhe rruga e tretë që kemi në shoqërinë tonë është burgu, këto janë tre rrugët bazë të shoqërisë në Shtetet e Bashkuara, kolegji, universiteti, ushtria dhe burgu. Po e thjeshtoj pak, por nëse i sheh shifrat, kjo i përfshin pothuajse të gjithë.

Kështu që nëse mund të manipulosh hyrjen ose mos-hyrjen në njërën prej këtyre rrugëve të jetës, për shembull, nëse mund të kontrollosh hyrjen në universitet, ke një levë të madhe pushteti mbi sistemin tënd shoqëror. Nëse mund të japësh ose akoma më mirë të mohosh hyrjen në universitet, kjo është një gjë vërtet e madhe. Nëse mund të japësh ose mohosh hyrjen në njësitë elitare të ushtrisë, kjo është një gjë vërtet e madhe. Nëse mund të japësh dhe mohosh udhëtimet jashtë vendit sepse ke një regjim vizash dalëse, apo jo? Manipulimi ose kontrollimi i mundësive në jetë është një mjet i jashtëzakonshëm për një regjim autoritar. Ata që nuk janë në gjendje, qoftë edhe në një mënyrë të vogël të manipulojnë mundësitë në jetë, e gjejnë veten duke humbur kontrollin mbi situatën dhe shuhen.

Tani regjimet janë, shoqëritë janë komplekse, por nga lart, nga pikëpamja e një regjimi autoritar, nëse po lexoni bashkë me mua manualin se si të jesh një regjim autoritar, i cili është ai që po ju paraqes sot, në fakt nuk duket aq kompleks, ke një numër të caktuar universitetesh dhe një numër të caktuar vendesh në universitet dhe ka një president ose një rektor të atij universiteti dhe mund ta thërrasësh atë person në zyrën tënde dhe t’i shpjegosh procedurat për t’u futur në atë universitet. Punonjësit u nënshtrohen urdhrave të shtetit dhe kështu që nëse ke një kompani të mirë shtetërore, ndoshta është një kompani nafte, ndoshta është një kompani kimike, ndoshta është thjesht një kompani makinash, do të ketë nevojë për shumë drejtues atje, pra mund t’u japësh njerëzve poste drejtuese ose mund të mos u japësh asnjë post drejtues, kështu që sa më e shtetëzuar të jetë ekonomia jote, aq më shumë kontroll potencialisht mund të kesh mbi mundësitë e jetës.

Në rregull, kjo ishte pika numër katër. Nëse gjërat janë të pakta, dhe nëse janë shtetërore, ke pushtet. Mund t’i bësh të gjitha. Mund të jetë racionimi i qumështit. Mund të shkojë deri në nivelin e produkteve bazë në dietë që mund t’i kontrollosh nëse ke mekanizma kontrolli deri te udhëheqësit e komunitetit të mirë-organizuar e të mobilizuar. Gjithsesi, shpërblimi i besnikërisë dhe ndëshkimi i pabesisë, strehimi, madje edhe qumështi, siç thashë.

Në rregull. Së pesti, duhet të kesh ndikim, akoma më mirë kontroll mbi mediat kryesore, duhet t’i zotërosh ose menaxhosh stacionet televizive, kjo është thjesht një domosdoshmëri absolute, interneti tani është gjithashtu një domosdoshmëri, më parë ishte diçka e dëshirueshme, por tani për një regjim autoritar, është një domosdoshmëri absolute. Tani është mirë nëse mund të mbledhësh vullnetarisht ushtri njerëzish për të zbatuar censurën dhe kontrollin mbi internet mbi baza nacionaliste, por kjo është punë e vështirë. Është si punë 24/7. Duhet ta përhapësh historinë tënde dhe duhet të bllokosh historitë e tjera, apo jo? Sepse censura është si mohimi i formave të caktuara të informacionit dhe mendimit, ashtu edhe promovimi i formave të caktuara të informacionit, apo jo? Censura ka një dimension proaktiv, jo i thjesht. Nëse nuk ke kontroll mbi sferën publike, je duke luajtur me zjarrin. Nuk është e thënë të kesh kontroll 100%. Mund të ketë gjithfarë xhepash me gjëra që ndodhin dhe që nuk i kontrollon. Revista të vogla tregu, stacione të vogla televizive që nuk i sheh kush, apo jo? Gazeta që nuk i lexon askush, që nuk ke nevojë t’i kontrollosh, mund t’i kursesh burimet nëse ke burime të kufizuara në kontrollin mbi sferën publike. Meqë ra fjala, pas këtij leksioni, do të merrni një certifikatë dhe do të shkoni ta provoni në një nga regjimet tuaja autoritare. Do të shkoni ta provoni në jetën reale, kjo është pjesë e faktit që hytë në Dartmuth. Unë e bëj vetë këtë në Princeton, jam zëvendësdekani i shkollës së politikave.

Në rregull, së gjashti, ke nevojë të kesh një narrativë, ke nevojë të kesh një histori rreth asaj se kush je, dhe ajo duhet të ketë njëfarë mbështetjeje në shoqëri, ke nevojë të kesh një pus, dhe ai pus duhet të jetë një vend ku mund të shkosh padyshim kur bie në vështirësi dhe të ulësh kovën dhe të nxjerrësh prej andej ndonjë histori të madhe. Historia e subversionit të huaj, kjo është një histori e madhe, apo jo, dikush nga jashtë që po përpiqet të të sulmojë, subversioni i huaj është i jashtëzakonshëm, veçanërisht nëse lidhet me njerëz me pamje të çuditshme brenda vendit tënd, si minoritetet etnike ose fetare, apo jo? Kjo është një gjë e madhe për ta pasur në pus, mund ta nxjerrësh atë sa herë të duash. Kërcënim i jashtëm i besueshëm, FMN-ja, ky është i madh, funksionon për pothuajse çdo regjim, FMN-ja, shihni çfarë po përpiqen të na bëjnë, po përpiqen të na heqin sovranitetin, po përpiqen të na bëjnë të bëjmë gjëra për përfitimin e tyre, SHBA-ja, kushdo me të cilin ke qenë në luftë në shekullin e 12-të ose të 11-të. E gjitha është poshtë në atë pus, do ta futësh kovën dhe do ta ngresh lart.

OJQ-të që marrin grante të huaja, OJQ-të, çfarë është kjo? A beson kush se ato janë vërtet joqeveritare, se nuk marrin urdhra nga qeveritë që u japin atyre grante që i financojnë dhe që pastaj vijnë në vendin tonë dhe përpiqen të përmbysin vlerat tona dhe të përpiqen t’i bëjnë të rinjtë tanë të punojnë për ta. Liberalët naivë, edhe kjo është e madhe, edhe kjo është gjithmonë në kovë, ata janë gjithmonë një forcë subversive, mendojnë se po bëjnë mirë, por paguhen nga të huajt dhe po e përmbysin vendin tonë. Liberalët naivë janë të mëdhenj. Gjithsesi, e kuptuat idenë, apo jo?/ CNA

Related Articles