Technology

"Lufta kundër korrupsionit, themelore për integrimin"/ Kos: SPAK po jep rezultat, por duhet të ndryshojë kultura politike

"Së pari, janë paratë e taksapaguesve europianë. Dhe unë jam gjithashtu përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së. Së dyti, janë bërë përparime. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore", që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma. Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit".

"Lufta kundër korrupsionit, themelore për integrimin"/ Kos: SPAK po jep rezultat, por duhet të ndryshojë kultura politike

"Së pari, janë paratë e taksapaguesve europianë. Dhe unë jam gjithashtu përgjegjëse për taksapaguesit e BE-së.

Së dyti, janë bërë përparime. Disa raste në Shqipëri kanë treguar se agjencia SPAK po punon. Nëse shohim se rastet janë zbuluar, tregon se gjithashtu ne kemi bërë punë të mirë në procesin e pranimit. Dhe lufta kundër korrupsionit është në grupin e të ashtuquajturave „Themelore", që do të thotë se kjo është me të vërtetë fusha ku ne bëjmë shumë përpjekje për të ndihmuar vendet kandidate. Nga ana tjetër, ato duhet të bëjnë shumë reforma.

Për shembull, në Shqipëri, është kryer verifikimi i gjyqtarëve. Nuk është vërtet e lehtë. SPAK po jep rezultate. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ka të bëjë me ndryshimin e kulturës politike. Një vend mund të ketë ligjet më të mira të mundshme kundër korrupsionit por nëse korrupsioni pranohet gjerësisht nga njerëzit, atëherë nuk kemi bërë mjaftueshëm. Pra, kjo është pika kryesore e veprimit".

Related Articles