Technology

Mungesë energjie elektrike dhe pengesa në qarkullimin e mjeteve/ Si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Situata e reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike kryesisht ë Bashkitë Koplik, Fushë Arrëz dhe Pukë. Në bashkitë e këtij qarku reshjet vijojnë të intensive dhe kanë shkaktuar probleme me bllokimin e akseve rrugore dhe me sistemin e energjisë elektrike. Autoritetet kanë nisur punën për pastruar pusetat dhe për normalizimin e lëvizjes në akset rrugore. Bashkia Shkodër * Në territorin e kësaj bashkie situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. * Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.* Në fshatin Gimaj, në njësinë administrative Shalë, është zhbllokuar një pjesë e rrugës, automjetet që ishin të bllokuara kane kaluar pa problem. Për pastrimin e plotë të asksit rrugor Ndërlysaj - Breg Lumi do të punohet edhe ditën e nesërme. Bashkia Malësi e Madhe * Në qytetin e Koplikut situata ka qënë e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, momentalisht gjëndja paraqitet e normalizuar.* Punonjësit e bashkisë janë në terren duke hapur dhe pastruar pusetat. Bashkia Vau i Dejës * Vijojnë reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht me intensitet të lartë.* Ka mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Hajmel, Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak. Bashkia Pukë * Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshje intensive të reshjeve të shiut.* Ka mugesë sporadike të energjisë elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.* Në fshatin Lumzi, njësia administrative Rrapë, mungon energjia elektrike që prej mesditës. Bashkia Fushë-Arrëz * Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet shiut me intensitet të lartë.* Ka rënie gurësh dhe dherash te loklaizuara në disa segmente të rrugëve rurale.* Në disa fshatra të njësive administrative Iballë dhe Qafë Mali ka shkëputje të energjisë elektrike./CNA

Mungesë energjie elektrike dhe pengesa në qarkullimin e mjeteve/ Si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Situata e reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijon të mbetet problematike kryesisht ë Bashkitë Koplik, Fushë Arrëz dhe Pukë.

Në bashkitë e këtij qarku reshjet vijojnë të intensive dhe kanë shkaktuar probleme me bllokimin e akseve rrugore dhe me sistemin e energjisë elektrike. Autoritetet kanë nisur punën për pastruar pusetat dhe për normalizimin e lëvizjes në akset rrugore.

Bashkia Shkodër

* Në territorin e kësaj bashkie situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. * Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.* Në fshatin Gimaj, në njësinë administrative Shalë, është zhbllokuar një pjesë e rrugës, automjetet që ishin të bllokuara kane kaluar pa problem. Për pastrimin e plotë të asksit rrugor Ndërlysaj - Breg Lumi do të punohet edhe ditën e nesërme.

Bashkia Malësi e Madhe

* Në qytetin e Koplikut situata ka qënë e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, momentalisht gjëndja paraqitet e normalizuar.* Punonjësit e bashkisë janë në terren duke hapur dhe pastruar pusetat.

Bashkia Vau i Dejës

* Vijojnë reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht me intensitet të lartë.* Ka mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Hajmel, Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.

Bashkia Pukë

* Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshje intensive të reshjeve të shiut.* Ka mugesë sporadike të energjisë elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.* Në fshatin Lumzi, njësia administrative Rrapë, mungon energjia elektrike që prej mesditës.

Bashkia Fushë-Arrëz

* Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet shiut me intensitet të lartë.* Ka rënie gurësh dhe dherash te loklaizuara në disa segmente të rrugëve rurale.* Në disa fshatra të njësive administrative Iballë dhe Qafë Mali ka shkëputje të energjisë elektrike./CNA

Related Articles