Technology

Rama: Samiti për Planin e Rritjes, tjetër ditë mikpritjeje në Tiranë - ATSH -

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Shqipëria mirëpret sot në Pallatin e Brigadave Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”). Në këtë samit, do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto të kopertinës së axhendës së punimeve të këtij samiti, nga Pallati i Brigadave. Rama u shpreh se kjo është “një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos”. Shqipëria mikpret një tjetër ngjarje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, Samitin për Planin e Rritjes, “Rruga jonë drejt BE”, që do të bëjë bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë nga Komisioni Europian, si dhe nga organizatat rajonale, – në një diskutim për Planin e Rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian, i cili promovon një mjedis të favorshëm për inovacionin, sipërmarrjen dhe progresin teknologjik dhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrueshmëri, si një gur themeli për rritjen afatgjatë dhe konvergjencën e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Kryeministri Rama do të mikpresë liderët e rajonit; të Kosovës, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, ndërsa Samiti do të zhvillojë punimet i konceptuar në dy panele diskutimesh: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”, ku do të lançohet Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor e do të flitet mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj. Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, do të adresohen me një fjalë në nisje të punimeve të Samitit, ndërsa pas zhvillimit të tij, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ballkani Perëndimor përfaqëson një rajon me vlera të mëdha kulturore, një pozicion gjeostrategjik qendror dhe potencial të rëndësishëm ekonomik e njerëzor. Procesi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vijon të jetë orientimi kryesor politik dhe zhvillimor i vendeve të rajonit. Forcimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së mbart një ndikim thellësisht transformues. Ky treg i përbashkët nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe avancimin teknologjik, duke krijuar perspektiva të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje konkurruese. Si i tillë, ai përbën një shtyllë kyçe për rritjen afatgjatë dhe afrimin gradual të rajonit me standardet dhe dinamizmin ekonomik të Bashkimit Evropian.

Rama: Samiti për Planin e Rritjes, tjetër ditë mikpritjeje në Tiranë - ATSH -

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Shqipëria mirëpret sot në Pallatin e Brigadave Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”).

Në këtë samit, do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto të kopertinës së axhendës së punimeve të këtij samiti, nga Pallati i Brigadave.

Rama u shpreh se kjo është “një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos”.

Shqipëria mikpret një tjetër ngjarje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, Samitin për Planin e Rritjes, “Rruga jonë drejt BE”, që do të bëjë bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë nga Komisioni Europian, si dhe nga organizatat rajonale, – në një diskutim për Planin e Rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian, i cili promovon një mjedis të favorshëm për inovacionin, sipërmarrjen dhe progresin teknologjik dhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrueshmëri, si një gur themeli për rritjen afatgjatë dhe konvergjencën e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama do të mikpresë liderët e rajonit; të Kosovës, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, ndërsa Samiti do të zhvillojë punimet i konceptuar në dy panele diskutimesh: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”, ku do të lançohet Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor e do të flitet mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, do të adresohen me një fjalë në nisje të punimeve të Samitit, ndërsa pas zhvillimit të tij, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ballkani Perëndimor përfaqëson një rajon me vlera të mëdha kulturore, një pozicion gjeostrategjik qendror dhe potencial të rëndësishëm ekonomik e njerëzor. Procesi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vijon të jetë orientimi kryesor politik dhe zhvillimor i vendeve të rajonit. Forcimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së mbart një ndikim thellësisht transformues. Ky treg i përbashkët nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe avancimin teknologjik, duke krijuar perspektiva të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje konkurruese. Si i tillë, ai përbën një shtyllë kyçe për rritjen afatgjatë dhe afrimin gradual të rajonit me standardet dhe dinamizmin ekonomik të Bashkimit Evropian.

Related Articles