Progeen Construction

Inxhinier Hidro-Mekanik

Posted: 5 days ago

Job Description

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.Roli: Inxhinier Hidro-Mekanik në ZbatimDepartamenti: TeknikVendndodhja: DurrësPërmbledhja e Rolit: Inxhinieri Hidro-Mekanik është përgjegjës për projektimin dhe koordinimin e të gjitha shërbimeve hidro-mekanike, gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon grupin/grupet e punës në objekt, në koordinim me Drejtuesit e Kantiereve ose/apo Departamentin Teknik.Detyrat Dhe PërgjegjësitëNdjek dhe monitoron të gjitha fazat e zbatimit dhe ecurinë e punimeve të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ;Analizon dhe interpreton specifikimet e projektit, vizatimeve dhe normativave të ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet dhe rregulloret në fuqi;Bashkëpunon me menaxherët e projekteve, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar ekzekutimin e suksesshëm të projektit;Koordinimi me nën-kontraktorët për të siguruar dorëzimin në kohë të materialeve dhe përputhshmërinë me kalendarin e projektit;Kujdeset që zbatimi i projektit të mos tejkalojë buxhetin e parashikuar në projektim;Kontrollon mirëmbajtjen periodike të sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik.Kualifikimet Dhe AftësitëDiplomë në Inxhinieri Mekanike/ Inxhinieri Hidroteknike ose Mjedisi;Eksperiencë pune mbi 5 vjet në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes, sisteme hidrosanitare);Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet dhe specifikimet teknike;Njohuri në proceset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove;Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh.Mënyra e AplikimitTë interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In