Balfin Construction

Inxhinier Mekanik

Posted: 5 hours ago

Job Description

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI) pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.Pozicioni: Inxhinier MekanikDepartamenti: TeknikVendndodhja: Green Coast, PalasePërmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike të instalimeve të ngrohjes dhe hidrosanitare, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit. Mbikëqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qëndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë.RequirementsNdjek ecurinë e punimeve mekanike në faza, që nga projekt ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të infrastrukturës MKZ FU FUV dhe HVAC;Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e nënkontraktorëve mekanikë për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt dhe në specifikimet teknike të projektuesve;Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke përgatitur preventivin total bazuar mbi projektet e miratuara;Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve mekanikë vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore;Aprovon materialet të cilat implementohen në kantier dhe plotëson dokumentacionet përkatëse;Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit;Harton dhe kontrollon situacionet mujore;Bën përshtatje të ndryshimeve minore të instalimeve të infrastrukturës, përpilon projektin e ndryshuar dhe e dërgon në departamentin mekanik për miratim;Është përgjegjës për linjat e furnizimit me ujë të posteve të punës në kantier;Koordinon, ndjek dhe ka në përgjegjësi linjat e furnizimit me ujë nga burimet e ujit deri në hyrje të kantierit (përfshirë veprat e marrjes në burime);EdukimiTë zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Mekanike, Dega ImpianteKualifikime Të TjeraEksperiencë mbi 5 vite në HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes;Aftësi në koordinimin e punimeve mekanike, hidrosanitare, ventilim, teknikat e ftohjes etj; Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike; Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit;Eksperienca në AutoCAD dhe MS është e domosdoshme, si dhe aftësia për të lexuar projektet dhe specifikimet;Njohuri në përpilimin e kontratave të sipërmarrjes për instalimet elektro-mekanike.Mënyra e AplikimitTë gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të.Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.Afati i dorëzimit: 04/12/2025Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.BenefitsBalfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In