University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend pune në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Posted: 4 days ago

Job Description

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr.­­­­­­105 , datë 13.11.2025, shpallet konkursi për pozicionin e punës personel ndihmës akademik, me kontratë me afat të caktuar, “Përgjegjës” në Sektorin e Projekteve dhe Zhvillimit Profesional, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.Kandidatët Konkurrentë Të Interesuar Për Këtë Pozicion Pune, Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Duhet Të Plotësojnë Këto KritereKriteret e përgjithshme:Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor, ose ekuivalente me të DIND, të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA;Të ketë eksperiencë pune të paktën mbi 5 (pesë) vite;Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;Të zotërojë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);Dokumentacioni i KërkuarKërkesë me shkrim për aplikim;Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet përkatëse të studimit);Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) ose vërtetim nga aplikacioni e-albania mbi provueshmërinë e periudhës së plotë të punësimit;Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;Kopje e noterizuar e dëshmisë/certifikatës së njohjes së gjuhës së huaj;Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;Referenca nga punëdhënës të mëparshëm/ eprorit direkt, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), origjinal ose të noterizuar, në Zyrën e Protokoll Arkivës, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.Fusha e NjohuriveNjohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.Njohuri mbi funksionimin dhe menaxhimin e projekteve.Mënyra e VlerësimitPërzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Për çdo paqartësi mund të dërgohet e-mail në adresën info@umed.edu.al17 November, 2025 |PreviousPUBLIKOHET VENDIMI I KOMISIONIT INSTITUCIONAL ZGJEDHOR NR. 6, DATË 13.11.2025

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In