University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË

Posted: 3 days ago

Job Description

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 57 datë 13.04.2023 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Pedagog” me kohë të plot në Departamentin e Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.Kritere Të PërgjithshmeKandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë, pranë Departamentit të Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega “Mjekësi e Përgjithshme”, studime universitare Brenda apo jashtë vendit;Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë);Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;Të mos jetë marrë ndaj tyre ndonjë masë disiplinore e largimit nga puna;Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale;Të zotëroj me dëshmi një nga pesë gjuhët e huaja të BE (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);Të ketë lishencë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë;Kritere Specifike Të ketë Diplomë Specializimi “Pediatër i Përgjithshëm”; Të ketë gradën shkencore “Doktor i Shkencave në Mjekësi”; Të ketë përvojë pune si mjek pediatër për një periudhë kohe të paktën 5 (pesë) vjeçare; Të ketë eksperiencë në mësimdhënie të paktën 3 (tre) vjet si pedagog i jashtëm; Të ketë një numër referimesh në konferenca ndërkombëtare dhe publikimesh shkencore;Dokumentacioni i KërkuarKandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin eMjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:Kërkesë me shkrim për aplikim;Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekut.Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj.Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti) të marrë brenda 3 (tre) muajve të fundit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.Mënyra e VlerësimitPërzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.alPër çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al18 April, 2023 |PreviousNJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANËNextNJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST/ASISTENT ADMINISTRATORI”, PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË ME AFAT TË CAKTUAR (TË PËRKOHSHËM) DERI 1 (NJË) VIT, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In