Progeen Construction

Jurist/e

Posted: 5 days ago

Job Description

Progeen sh.p.k. është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.Pozicioni: Jurist/eVendndodhja: TiranëPërmbledhja e Pozicionit: Juristi siguron mbështetje ligjore për veprimtarinë dhe aktivitetin e shoqërisë në përputhje me dispozitat në fuqi dhe kuadrin ligjor përkatës, për mbrojtjen e interesave të saj, si dhe kontrollit të zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor dhe dhënies se mendimit të specializuar juridik për çështjet ligjore.Detyrat Dhe PërgjegjësitëPërgjegjës për hartimin e kontratave me nënkontraktorët e shoqërisë dhe marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme;Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi procese administrative, në të gjitha çështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave private e publike, shoqëritë e përkohshme, licensat, autorizimet, certifkimet etj.;Përfaqëson shoqërinë pranë insitucioneve përkatëse dhe autoriteteve kontraktore për ndjekjen e procedurave ligjore, ankimimeve dhe korrespondencës zyrtare me to, për çështjet e caktuara ligjore;Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacioneve të shoqërisë të jenë në përputhje me kërkesat, rregullat dhe procedurat aktuale;Kualifikimet Dhe AftësitëTë ketë përfunduar Arsimin e lartë, dega Juridik.Eksperiencë pune 2-3 vite si Jurist/e në sektorin e ndërtimit.Aftësi Të TjeraAftësi për të punuar në grup dhe për të ndërmarrë iniciativë;Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;Të ketë aftësi analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet me natyrë juridike;Aftësi për të koordinuar punën për projektet përkatëse;Të njohë shumë mirë Ligjin për Shoqërinë Tregtare, Kodin Administrativ, Kodin Civil, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet etj.;Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.Mënyra e AplikimitTë interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In