Klimateknika

Specialist i Prokurimeve

Posted: 10 hours ago
mid

Job Description

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë. * * *Në pozicionini tuaj si Specialist i Prokurimeve ne zyrat tona në Vaqarr, përgjegjësia juaj kryesore është të menaxhoni planifikimin, prokurimin, blerjen dhe kryerjen e shpenzimeve kryesore të kompanisë, të jeni pëgjegjës për optimizimin e kohës dhe vlerës së parave të shpenzuara për blerjen e produkteve dhe shërbimeve. Detyrat dhe pergjegjesite:- Kërkimi, vlerësimi dhe zhvillimi i një baze të qëndrueshme furnitorësh të cilët plotësojnë standardet teknike dhe financiare të kompanisë.- Hartimi i listës së furnitorëve të mundshëm dhe kërkimi për ofertim bazuar në analizën dhe ndryshimet e tregut, historikun e bashkëpunimit dhe besueshmërinë e partnerëve.- Analiza e detajuar teknike dhe financiare e ofertave të marra, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat e specifikuara dhe politikat e kompanisë.- Zhvillimi i negociatave për arritjen e kushteve më të favorshme në aspektin e çmimit, afateve të dorëzimit, cilësisë dhe garancive.- Hartimi dhe administrimi i Formularëve të Aprovimit të Blerjes (Purchase Approval Form), duke siguruar që çdo kërkesë për blerje të jetë e justifikuar dhe e aprovuar nga departamentet përkatëse.- Përgatitja dhe dërgimi i porosive për mallra apo shërbime tek furnitorët e përzgjedhur, ndjekja e procesit deri në marrjen përfundimtare të produkteve.- Verifikimi i sasisë, cilësisë dhe përputhshmërisë së produkteve apo shërbimeve të pranuara me porositë e bëra.- Sigurimi i saktësisë së të dhënave të prokurimit në sistem, duke përfshirë faturat, kontratat dhe dokumentet shoqëruese.- Hartimi i raporteve periodike mbi aktivitetet e prokurimit, analizat e kostove dhe përputhshmërinë me buxhetin dhe objektivat e kompanisë.-Kualifikimet - Diplomë Master në Financë, Inxhinieri Mekanike, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.- Eksperiencë e mëparshme (minimumi 3-5 vite) në pozicione të ngjashme të prokurimit, preferohet në kompani teknike ose ndërtimore.- Njohuri të avancuara të sistemeve ERP (si Odoo ose të ngjashme) dhe paketës së Microsoft Office.- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, analizimi dhe negocimi.- Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In