Technology

PREMIERA E SHFAQJES PËR FËMIJË “MIQTË E PYLLIT”

Premiera e shfaqjes për fëmijë “Miqtë e Pyllit” mbushi sallën e Teatrit “Migjeni” këtë fundjavë me fëmijë dhe prindër. Loja plot energji e aktorëve, skenografia e gjallë dhe mesazhet edukative të pjesës teatrale, me autore Dajana Nenaj, u pritën me duartrokitje të gjata, të qeshura dhe reagime të sinqerta nga të vegjlit. Për realizuesit dhe aktorët e shfaqjes, momenti më emocionues erdhi pas përfundimit të saj, kur fëmijët vërshuan në skenë për t’i përgëzuar, fotografuar dhe përqafuar. Ky kontakt i drejtpërdrejtë me publikun e vogël, sipas tyre, është shpërblimi më i bukur i çdo përpjekjeje artistike. Shfaqja do të rikthehet në skenë të dielën dhe do të vijojë gjatë gjithë javës së ardhshme me surpriza të dedikuara nxënësve të shkollave të Shkodrës.

PREMIERA E SHFAQJES PËR FËMIJË “MIQTË E PYLLIT”

Premiera e shfaqjes për fëmijë “Miqtë e Pyllit” mbushi sallën e Teatrit “Migjeni” këtë fundjavë me fëmijë dhe prindër. Loja plot energji e aktorëve, skenografia e gjallë dhe mesazhet edukative të pjesës teatrale, me autore Dajana Nenaj, u pritën me duartrokitje të gjata, të qeshura dhe reagime të sinqerta nga të vegjlit.
Për realizuesit dhe aktorët e shfaqjes, momenti më emocionues erdhi pas përfundimit të saj, kur fëmijët vërshuan në skenë për t’i përgëzuar, fotografuar dhe përqafuar. Ky kontakt i drejtpërdrejtë me publikun e vogël, sipas tyre, është shpërblimi më i bukur i çdo përpjekjeje artistike.

Shfaqja do të rikthehet në skenë të dielën dhe do të vijojë gjatë gjithë javës së ardhshme me surpriza të dedikuara nxënësve të shkollave të Shkodrës.

Related Articles