Technology

MILOT-BALLDREN, RRUGA ME E SHTRENJTË NË SHQIPËRI

Ministria e Infrastrukturës shpalli garën për të dhënë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldre. Ky segment është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu, të cilin qeveria ka vendosur që ta ndërtojë të gjithin me koncesion. Deri tani qeveria shqiptare ka tenderuar 3 segmente të këtij Korridori. I pari, që është realizuar tashmë është autostrada Thumanë-Kashar, ndërsa dy segmente të tjera nga Kashari deri në Fier janë tenderuar, por ndonëse janë shpallur dhe fituesit prej gati dy vitesh tashmë, kontratat nuk janë nënshkruar.Ndersa Milot-Balldre është segmenti i katërt koncesionar. Ai ka një gjatësi 17 kilometër të gjatë dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro për vetëm si kosto ndërtimi. Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.Sipas dokumentave të tenderit, qeveria ka vendosur se tarifa referencë e kalimit në segmentin Milot Balldre do të jetë 0.12 euro për çdo kilometër. Kjo do të thotë se për 17 kilometrat e rrugës automjetet e thjeshta do të paguajnë 4.1 euro për çdo kalim.Kjo e bën këtë aks një nga më të shtrenjtët në Europë, ndërkohë që edhe në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, tarifat e kalimit janë 0.07 euro për kilometër ose gati dy herë më lirë.Sipas të dhënave në dokumentat e tenderit për Milot Balldre parashikohet që privati të ketë një kosto prej 365 milionë eurosh pa tvsh. Por kjo shifër nuk përfshin koston e kapitalit dhe fitimin e tij. Nëse i shton edhe këto dy zëra atëherë vlera që do të paguajnë qytetarët shqiptarë në 35 vite për të kaluar në këtë rrugë tejkalon 1 miliardë euro.

Related Articles