Ferra&CO

Kontrollor/e Logjistike dhe Operacionale

Posted: 1 hours ago
mid

Job Description

Pozicioni: Kontrollor/e Logjistike dhe OperacionaleDepartamenti: Logjistikë & OperacioneVendi i Punës: Shkozet, DurrësKompania: Ferra Logistics sh.p.kRaporton tek: Administratori / Shefja e Financës së GrupitPërmbledhje e PozicionitFerra Logistics, pjesë e grupit Ferra&Co, po kërkon një Kontrollor/e Logjistike dhe Operacionale me përvojë në administrimin e automjeteve, karburantit, inventarëve dhe proceseve të brendshme logjistike.Pozicioni luan rol kyç në mbajtjen e saktësisë operacionale dhe financiare, duke siguruar që çdo lëvizje mallrash, karburanti apo pagese të jetë e dokumentuar, kontrolluar dhe raportuar në kohë.Detyrat Kryesore1. Administrimi i Karburantit dhe AutomjeteveKontrollon gjendjen e depozitave të karburantit dhe ndjek furnizimet ditore për çdo automjet.Regjistron kilometrat, furnizimet dhe lëvizjet për çdo targë në sistemin e brendshëm.Menaxhon kartat e karburantit dhe ndjek çështjet e furnizimeve me furnitorët.Bashkëpunon me mekanikët për riparime, kolaudime dhe shpenzime të automjeteve.Ndjek dhe arkivon dokumentacionin e çdo automjeti (sigurime, taksa, kolaudim, leje transporti, gjoba etj.).2. Kontroll Financiar dhe ArkaHedh në sistem pagesat ditore për arkat.Kontrollon mandatet e arkës, dokumentacionin shoqërues dhe përgatit raportet mujore të shpenzimeve.Rakordon gjendjen e arkës me shitjet dhe mban një regjistër të debitorëve.Siguron që çdo pagesë të kryhet me miratimin e administratorit dhe të regjistrohet në sistem.3. Inventarë dhe MagazineKontrollon hyrje-daljet ditore në magazinën qëndrore.Organizon inventarë periodikë në pikat e tjera.Krahason gjendjen fizike me atë në sistem dhe ndjek diferencat me financën.4. Logjistika e TransportitAnalizon lëvizjet e mjetevë të rënda të transportit dhe përllogarit normat mujore.Përgatit pagesat për dietat dhe normat e shkarkimit të mallit.Mban kontroll mbi shpenzimet mujore të logjistikës dhe raportimin tek administratori.Kualifikime dhe KërkesaTë ketë mbaruar shkollën e mesme ose universitare (ekonomi, logjistikë, menaxhim ose fusha të ngjashme).Të paktën 3 vite përvojë në role të ngjashme (preferohet në kompani tregtare/logjistike).Njohuri të programeve financiare (Bilanc, Excel).Aftësi analitike, korrektësi dhe kujdes në detaje.Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me departamente të tjera.Të jetë i/e pajisur me patentë.Çfarë Ofron Ferra LogisticsMjedis pune të qëndrueshëm dhe profesional.Mundësi për zhvillim në sektorin e logjistikës kombëtare dhe ndërkombëtare.Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe performancës.Aplikimet pranohen në adresën:📧 shpresa.harka@ferra.al dhe alma.durakaj@ferra.al📍 Ferra Logistics sh.p.k, Shkozet, Durrës

Job Application Tips

  • Tailor your resume to highlight relevant experience for this position
  • Write a compelling cover letter that addresses the specific requirements
  • Research the company culture and values before applying
  • Prepare examples of your work that demonstrate your skills
  • Follow up on your application after a reasonable time period

You May Also Be Interested In